English

Maratonë me tren e 100 gazetarëve nga Kosova

Prishtinë, 2 korrik 2011 NOA – Më se 100 gazetarë kosovarë kanë marrë pjesë në udhëtimin me tren, nga Prishtina për në Pejë, me moton “Drejt Perëndimit”, organizuar nga Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës (AGPK), me mbështetjen e Unionit të Gazetarëve të Kosovës (UGK).

Aktiviteti kishte për qëllim inkurajimin e udhëtimit me tren, si mënyrë më ekonomike dhe më ekologjike për qytetarët.

Por, kishte edhe një tjetër simbolikë. Nëpërmjet udhëtimit drejt Pejës, perëndimit të Kosovës, iu dërgua një mesazh dhe thirrje institucioneve të Kosovës, që t’i plotësojnë sa më shpejt kriteret, në mënyrë që kosovarët të mund të lëvizin pa viza.

Po ashtu, një mesazh i dërgohet edhe Brukselit, që qytetarët e Kosovës mos t`i lënë më të izoluar.

Pejë, gazetarët e mediave nga Prishtina janë pritur nga kolegët që punojnë si korrespondentë apo në mediat lokale atje, bëri të ditur Bordi i AGPK-së .

a.b/NOA

KOMENTE