Prizren, 2 korrik 2011 NOA – Një grabitje e armatosur nga persona të maskuar ka ndodhur në qendrën rekreative sportive “ANDRRA” në Gjilan, raporton korrespondenti i agjencisë NOA, duke cituar burime policore të pohojnë se autorët kanë rrëmbyer gjithë ç’kanë gjetur.
Sipas të dhënave të policisë, qendra sportive në rrugën “Enver Haradinaj” në qytetin Prizren është plaçkitur në orën 02.15 të ditës së sotme.
Ngjarja ka ndodhur ndërsa në këtë qendër sportive-palestër private, ndodheshin punonjës si dhe disa klientë.
Sipas edhe denoncimit të punonjësve dhe pronarit të qendrës sportive, raportohet se në këtë objekt kanë hyrë tre persona të maskuar dhe të armatosur me armë tip Kallashnikov AK 47.
Nën kërcënim force fizike dhe armësh, autorët kanë grabitur para, telefona celularë, dokumente identifikuese, çelësa të banesave dhe të automjeteve të disa personave që kanë qenë brenda në qendër.
Menjëherë më pas, agresorët janë larguar në drejtim të panjohur. Policia ka kryer kërkime intensive, por deri tani, ende nuk raportohet për persona të arrestuar.
a.b/NOA