English

Mishele e shqetësuar për Obamën

E shtunë, 2 korrik 2011, NOA- “Shikoj shqetësimin që të krijojë rrudha në fytyrën e tim shoqi, por ndiej pasion dhe vendosmëri në zërin e tij”, është shprehur Mishele Obama.

Duke folur në një takim të organizatës për mbledhje fondesh të Partisë Demokratike në Massachusets, ajo ka treguar përkushtimin dhe dedikimin e të shoqit në postin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe shqetësimin e saj si grua, në të parin e të shoqit më shumë të përfshirë nga rrudhat dhe stresi.

“Rrudhat e tij më kujtojnë se po luajmë një ndeshje goxha të gjatë”, shtoi më tej Mishele.

a.y/NOA

KOMENTE