English

Monako, Alberti i Dytë dhe Sharlene kurorëzim “mbretërish”

Monte Karlo, 2 korrik 2011 NOA- Mijëra vetë u mblodhën në Monako për ceremoninë martesore të Princit Alberti i dytë dhe ish kampiones së notit Sharlene di Monako. Pas ceremonisë civile një ditë më parë, këtë të shtunë, çifti kremtoi ritin fetar të martesës.

Bëhet fjalë për një ceremoni madhështore me 850 të ftuar, në Pallatin Grimalindi ndërsa 3500 vetë u mblodhën në sheshin e këtij Pallati.

Ceremonia ka nisur në orën 17:00 dhe gjithçka është zhvillua në një ambient tërëisht të ri, një kishë eë ndërtuar enkas për këtë eveniment madhështor.

Lista e të fuarve përfshin mbretërit e Spanjës, Suedisë, Belgjikës, presidentët e Francës, Islandes, Irlandës, Maltës, Gjermanisë dhe Hungarisë.

Të gjithë janë ulur në karrige të florinjta të stilit “Napoleoni i 3-të”.

a.q/NOA

KOMENTE