English

Nderi i humbur i Dominique Strauss Kahn, valë antiamerikanizmi në Francë

Paris, 2 korrik 2011, NOA - Rrëzimi i akuzave ndaj ish-kreut të FMN-së, Dominique Strauss Kahn për përdhunimin e një kameriereje në Shtetet e Bashkuara ka rritur ndjeshëm antiamerikanizmin në rradhët e francezëve.

Kjo për shkak të etiketimeve që mediat amerikane i bënë për 45 ditë me radhë politikanit francez, për shthurje dhe degjenerim moral.

Tani që po provohet se këto akuza ishin thjesht trillime, zemërimi i francezëve ka arritur kulmin.

Në këto kushte Dominique Strauss Kahn duket të ketë rifituar dinjitetin e humbur pas akuzave që bënë xhiron e botës dhe që shokuan opinionin francez, një rikthim që i lejon atij edhe kandidimin për zgjedhjet e pritshme presidenciale.

Menjëherë pas daljes në dritë të fakteve që rrëzojnë akuzat ndaj ish kreut të FMN-së, gjykata e Nju Jorkut urdhëroi heqjen e masës së arrestit dhe kthimin e shumës së garancisë që Strauss Kahn i kishte paguar gjykatës.

Politikani i lartë francez do të paraqitet në seancë gjyqësore në 18 korrik, ku me shumë gjasë pritet të shpallet i pafajshëm.

Çështja e Dominique Strauss Kahn është një rast i ngjashëm me atë të ish-sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Kurt Waldheimer, të cilin austriakët e zgjodhën me shumicë dërrmuese president të Austrisë, pavarësisht akuzave si bashkëpunëtor i nazizmit.

Këto akuza u cilësuan si dashakeqe dhe nuk u vërtetuan asnjëherë.

mit/NOA

KOMENTE