Tiranë, 2 korrik 2011, NOA- Vetëm pak minuta më parë nisi punimet Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste.
Ka qenë deputeti socialist Damian Gjiknuri ai që ka hapur punimet duke vijuar me paraqitjen e provave të manipulimeve të zgjedhjeve të 8 majit.
Ashtu si dhe ishte lajmëruar nga këto prova theksohet fakti se nuk korrespondon numri i votuesve me numrin e fletëve të gjetura në kutitë e votimit.
Prezantimi i këtyre provave po bëhet për çdo qendër votimi në kryeqytet duke vënë re tepricë të fletëve të votimit, duke u ilustruar me shifra dhe fakte.
Në këto prova veçohet fakti se me këto manipulime është shkelur parimi kushtetues një zgjedhës- një votë, duke shtuar se votat e tepërta janë futur jashtë procesit zgjedhor.
a.y/NOA