Tiranë, 2 korrik 2011, NOA- Edhe sot i gjithë vendi është karakterizuar nga masa ajrore të paqëndrueshme. Mëngjesi ka nisur me kthjellime dhe vranësira ne jug dhe juglindje të vendit ndërsa vranësira dhe shira në formë rrebeshi ka patur në veri dhe qendër të territorit. Mesdita ka sjellë shtim të vranësirave dhe shirave në të gjithë vendin.
Sipas MeteoAlb, edhe gjatë pasdites i gjithë territori ka mbetur nën ndikimin e vranësirave dhe shirave por në zonat veriore shirat kanë qenë me intensitet të lartë duke u shoqëruar me stuhi të forta ere dhe rrufe. Në mbrëmje dhe gjatë natës parashikohet që vranësirat dhe shirat të largohen gradualisht nga i gjithë territori.
Temperaturat e ajrit kane pësuar 3 gradë rënie në vlerat maksimale duke bërë që vlera më e lartë të mos e kapërcejë vlerën 27 gradë celcius.
Era ka fryrë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 35 km/h dhe drejtim veriperëndimor duke bërë që dallgëzimi në det të jetë 3 - 4 ballë.
Europa
Masat ajrore me origjinë nga deti i veriut kanë kushtëzuar në veri dhe veriperëndim të kontinentit mot të paqëndrueshëm. Konkretisht në ishujt Britanike dhe gadishullin Skandinav ka patur vranësira dhe shira të konsiderueshëm ku herë pas-here janë shoqëruar me stuhi të forta ere. Problematike është paraqitur situata edhe në një pjesë të qendrës së kontinentit ku Gjermania dhe Vendet e Balltikut shirat kanë qenë me intensitet të lartë dhe në formë rrebeshi ndërsa masat ajrore të ngrohta dhe të lagështa me origjinë oqeanike kanë bërë që në pellgun e Mesdheut dhe gadishullin e Ballkanit të dominojnë vranësira dhe shirat me intensitet të ulët. Me mot të kthjellët dhe temperatura të larta janë dominuar Europa Perëndimore, jugperëndimore si edhe një pjesë e verilindjes së kontinentit.
Ngjarje ekstreme në Europë:
- Ballkani lindor rrezikohet nga shira të dobët dhe stuhi ere
- Gjermania alarmon reshje shiu, shkarkesa rrufe
- Polonia rrezikon stuhi te forta ere dhe shira intensiv
a.y/NOA