English

Pasqyra e shtypit, 2 korrik 2011

Tiranë, 2 korrik 2011, NOA- Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Shtunë, 2 korrik 2011.

Gazeta “Panorama” hapet me titullin kryesor; “Rezultatet: Testi i matematikës, notat për maturantët”, ku jepen rezultatet e 41 mijë maturantëve në të gjithë Shqipërinë, nga ku rezultojnë mbetës 4.33% e tyre.

Një tjetër titull i kësaj të përditshme është: “Bejker: Tirana si rasti Gore- Bush, opozita të pranojë Kolegjin”, ku jepet qëndrimi i ish-Sekretarit Amerikan të Shtetit Xhejms Bejker për zgjedhjet në kryeqytet.

E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor; “Trukimi i rezultatit të Tiranës, raporti ekskluziv për ambasadat”, në të cilin jepet raporti i cili pritet të bëhet publik në asamblenë e Partisë Socialiste.

Shkrim tjetër u kësaj gazete është edhe: “Një i vrarë, 3 të plagosur mbrëmë në Tiranë”.

E përditshmja “Koha Jonë”, e vë fokusin kryesor te shkrimi, “Bejker: Humbësi të pranojë humbjen”, ku është dhënë qëndrimi i ish-Sekretarit Amerikan të Shtetit i cili shprehet se Shqipëria duhet të ndjekë modelin amerikan.

Një tjetër titull i kësaj të përditshme është edhe, “Opozita, Rama i kërkon BE-së të përsëriten zgjedhjet”.

“Gazeta Shqiptare” ka si argument kryesor në faqen e parë, “Jo rivotim në Tiranë, ish- Sekretari Amerikan i Shtetit Xhejms Bejker: Të pranohet vendimi i Kolegjit”.

Shkrim tjetër në faqen e parë të kësaj gazete është edhe, “Erion Braçe: PS pa program, duan të më përjashtojnë”.

Gazeta “Shqip” vë në plan të parë të saj shkrimin, “Formulari i ri, mbetet etnia dhe feja”, ku jepen detaje për formularin e ri për regjistrimin e popullsisë ku evidentohet se pyetësori nuk ndryshon në thelb nga formulari i mëparshëm, pasi nuk hiqet as etnia dhe as feja.

“Riaktivizohen ndërkombëtarët, Rama u dorëzon ambasadorëve dosjen e provave të manipulimit”, ku jepen detaje të takimit të kryesocialistit me trojkën e ambasadorëve të BE.

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al .

a.y/NOA

KOMENTE