English

Prangoset ekzekutuesi i pronarit të loto- sportit, shkaku borxhi i pashlyer

Tiranë, 2 korrik 2011, NOA- Pas ngjarjes së ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, ku mbeti i vrarë 34 vjeçari Artan Këllezi policia e kryeqytetit nëpërmjet një operacioni të menjëhershëm ka vënë në pranga të dyshuarin si autor i ngjarjes.

Ngjarja e cila ndodhi në lagjen “Qemal Stafa” ku u godit me kaçavid për të gjetur më pas vdekjen 34 vjeçari, u mbyll vetëm pak kohë më pas me kapjen e autorit Stiljan Korabi i moshës 35 vjeçare.

Korabi u arrestua në flagrancë, pasi dyshohet se në ambientet e një lokali Loto- bet, ku pas një grindje për shkak se viktima i kishte një borxh të pashlyer autorit, ky i fundit pasi kanë debatuar e ka goditur disa herë me armë të ftohtë kaçavid, viktimën Këllezi, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Këto detaje janë treguar më vonë për policinë ku janë dhënë edhe detaje të debatit mes viktimës dhe autorit.

Ndaj të arrestuarit nisën menjëherë hetimet për veprën penale, “Vrasjes me dashje”, ndërsa në vendin e krimit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma e ftohtë.

a.y/NOA

KOMENTE