English

Programi i PS nga asambleja deri në mbajtjen e kongresit në 5 nëntor

Tiranë, 2 korrik 2011, NOA- Është një dokument i cili pritet të miratohet në përfundim të punimeve të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste dhe në të parashikohet gjithë ecuria e kësaj partie deri në kurorëzimin me kongresin në muajin nëntor.

Sipas këtij dokumenti pritet që sot të miratohet programi politik i Partisë Socialiste dhe disa ndryshime në statutin e saj.

Ndërkaq në vijim nga 2 korriku deri në 30 gusht pritet të bëhet analiza politike elektorale, duke u përqendruar në takimet me bazën.

Në vijim nga 1 shtatori deri në 10 tetor pritet të mbahen zgjedhjet e organeve të Partisë Socialiste.

Hapi i parafundit që pritet të kalojë Partia Socialiste është zgjedhja e delegatëve të kongresit të partisë procesi i cili do të zgjasë nga 11 deri në 31 tetor.

Ndërsa hapi i fundit i këtij cikli të ecurisë politike të Partisë Socialiste është mbajtja e kongresit në 5 nëntor.

I gjithë ky program dhe kjo ecuri pritet të miratohet në Asamblenë Kombëtare të ditës së sotme në mënyrë që të gjejë zbatim në vijimësi.

Gjithsesi gjatë fjalës së mbajtur në asamble kryesocialisti Edi Rama theksoi se paralelisht me këto zhvillime një vëmendje kyçe do të marrë edhe beteja për Bashkinë e Tiranës dhe pavlefshmëria e rezultatit.

a.y/NOA

KOMENTE