English

Protesta kundër qeverisë në Hong Kong, 200 të arrestuar

Hong Kong, 2 korrik 2011, NOA – Më shumë se 200 persona është bilanci i të arrestuarve në ishullin e Hong Kongut pas manifestimit popullor kundër qeverisë.

Protesta kundër qeverisë u zhvillua natën e shkuar në përkujtim të 14-vjetorit të kalimit të ish-kolonisë britanike nën administrimin e Kinës komuniste.

Më tepër se 200 protestues sipas organizatorëve, por afro 50 mijë sipas policisë vendase, zbritën në sheshin kryesor të vendit në një manifestim popullor kundër miratimit nga qeveria të një ligji të ri për mekanizmin e zgjedhjeve të këshillit parlamentar.

mit/NOA

KOMENTE