English

Shqipëria merr presidencën e Organizatës së Bashkëpunimit të Detit të Zi (PABSEC)

Kiev, 2 korrik, NOA - Ukraina kreu dorëzimet ndaj Shqipërisë të presidencës së organizatës PABSEC, të cilën e mbante deri tani,.

Lajmi konfirmohet nga mediat ukrainase, sipas të cilave, vendi ynë bëhet në këtë mënyrë president i radhës i Asamblesë Parlamentare të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (PABSEC).

"Kryesia e Asamblesë Parlamentare të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi tani shkon në parlamentin e Republikës së Shqipërisë", tha kryetari i këtij organizmi Volodimir Litvin ai, duke ia kaluar kështu kompetencat përkatëse kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli.

Ndërsa nënkryetari i PABSEC-ut mësohet se është zgjedhur Enver Yılmaz, një deputet nga Partia për Drejtësi dhe ZhvillimTurqi.

Themeluar më 26 shkurt 1993, si një dimension parlamentar mbi Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (BSEC), PABSEC, ka provuar të jetë një forum efektiv për dialogun ndër-parlamentar në rajonin e Detit të Zi.

Me një anëtarësim të 76 parlamentarëve të cilët përfaqësojnë parlamentet kombëtare të 12 vendeve anëtare të PABSEC, objektivi kryesor i këtij organizmi është që të ofrojë ndihmë në parlamentet kombëtare në miratimin e ligjeve që janë të nevojshme për zbatimin e projekteve bashkëpunuese dhe për të krijuar baza ligjore për raportet e suksesshme multilaterale ekonomike, politike dhe kulturore në rajon.

n.e/NOA

KOMENTE