English

Si të arrijmë një shëndet të mirë mendor

SHBA, 2 Korrik NOA - Për sa i përket shëndetit të mirë psikologjik mund të themi se ai është një faktor gjenetik, por që varet shumë se si dhe se ku jetojmë.

Janë pikërisht stilet e jetës dhe ambientet, krahas ADN-së, që vendosin se sa të lumtur ose jo jemi.

Një fakt i tillë mbështet nga “Psychological Medicine” që kohët e fundit ka publikuar një studim në Qendrën Kombëtare të Epidemiologjisë, Kurës dhe Promocionit të Shëndetit (CNESPS) të institutit superior të shëndetit: kërkimi është kryer mbi 72 çifte binjakësh, mes moshës 23 dhe 24 vjeçare, të zgjedhur mes atyre të nënshkruar në regjistrin e ISS, dhe që është bazuar në modelin Ryff, të ideuar nga psikologë, profesorë psikologjie të Universitetit të Wisconsin, për të kuantifikuar gradën e shëndetit tonë psikologjik.

Kështu, mund të themi se janë 6 arsye mbi të cilat bazohet shëndeti ynë mendor në të cilat mund të kërkojmë ta përmirësojmë atë: autonomia, lidhja pozitive e bazuar në besueshmërinë ndaj të tjerëve, rritja personale, vetë-pranimin, të pasurit një qëllim në jetë dhe zotërimi ambiental.

r.b/NOA

KOMENTE