English

Tërhiqet nga tregu konserva e peshkut “Eva”

Prishtinë, 2 korrik 2011 NOA - Kompania e madhe Kroate për prodhimin e ushqimit Podravka mori vendim për tërheqjen nga tregu të llojit të konservave të peshkut EVA.

Në lajmin e dhënë për opinion nga vetë Podravka është dhënë arsyetimi se: Në konservat e filetave të peshkut mlysh (skusa ) me “ brand name”.

Selatin Kaçaniku, nga organizata Konsumatori në Prishtinë i tha sot agjencisë NOA se Eva prej 115 gr. në një nga nëntë ekzemplarët e trajtuar laboratorikisht është konstatuar doze më e lartë e pranisë se histaminës nga ajo e lejuar.

Kompania ka deklaruar se histaminat janë përbërës e shoqërues natyral të të gjitha produkteve. PODRAVKA-s po ashtu njofton se prania e histamineve në ushqime mund të shkaktojë probleme alergjike, por ato nuk paraqesin rrezik të madh për shëndetin e konsumatorit.

Fjala është për serine Eva të konservave të filetave të peshkut mlysh (skusa) me “brand name” EVA prej 115 gr. të datës së prodhimit (njëherit nr. serik ) 31012011, me afat skadence 31. janar, 2015, theksohet në kumtesën e Podravka-s.

Seria kontestuese e EVA filetave të peshkut mlysh (skusa) është distribuuar vetëm në tregun e Kroacisë që don të thotë se nuk është eksportuar për nevojat e tregut në Kosovë. Por, kumtesa e PODRAVKA-s është e mirëseardhur edhe për konsumatorët në Kosovë sa për informim e gatishmëri reagimi në rast nevoje. Me këtë komunikatë para konsumatorit në Kosovë akoma nuk kanë dale përfaqësuesit as distributorët e produkteve të Podravka-s në Kosovë e as institucionet e inspektimit e të mbikëqyrjes së tregut.

Kompania e prodhimit të ushqimeve, e erëzave, e mëlmesave… PODRAVKA me këtë kumtesë, si ceket në shpjegim, dëshiron që plotësisht t i mbrojë konsumatorët dhe ka ndërmarrë veprimin e tërheqjes nga tregu i Kroacisë të serisë së kontestuar të konservës së peshkut EVA.

a.b/NOA

KOMENTE