English

Topalli: Zgjedhjet, vendi kaloi testin e demokracisë

Vilnuius (Lituani), 2 korri, NOA – Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli i ka cilësuar zgjedhjet e 8 majti, si një test i kaluar me sukses për demokracinë në Shqipëri. Në takimin e zhvilluar në Lituani me Presidentin e Institutit Demokratik Amerikan, Ken Wallack, Topalli ka vlerësuar rolin e Institutit Amerikan dhe ka theksuar rëndësinë që ka ky projekt për Shqipërinë. “Instituti Demokratik Amerikan ka pasur një kontribut të veçantë gjate këtyre 20 viteve të demokracisë në Shqipëri dhe, unë ju jam mirënjohëse juve personalisht dhe Institutit tuaj për mbështetjen pa rezerva që i keni dhënë vendit tonë”, tha Topalli.

Të dy bashkëbiseduesit diskutuan për zgjedhjet në vend duke theksuar se demokracia shqiptare e kaloi me sukses, ashtu sikurse SHBA pak vite më parë, një test të demokracisë. Presidenti i NDI, Wallack bisedoi me Kryetaren e Kuvendit edhe për projekte të tjera të rëndësishme.

a.k/NOA

KOMENTE
  • Alban Memushi13:55 - 02 Korrik 2011
    Po u arriten standartet ne te tera qytet e Shqiperise ,ketu ja mbeshtes mendimin z. Topalli. Por keto standarte nuk u arriten ne kryeqytet ne Tirane ! Ne Tirane aty ku jan mbledhur plerat e shqiperisi ,aty ku jane mbledhur kreret e korrupsionit .