English

40 vite nga vdekja e Jim Morrison

E diel, 3 korrik 2011, NOA- Në 3 korrik të 40 viteve më parë vdiq në moshën 28 vjeçare Jim Morrison.

Lideri i “The Doors” ishte një nga ikonat më të fuqishme të muzikës së kohës së tij, duke mbetur ikonë muzike edhe për kohët e sotme.

Morrison u gjet i vdekur në apartamentin që ai ndante me Pamela Courson, shoqen e tij historike, si dhe "trashëgimtaren” e tij të vetme. Në atë kohë autopsia nuk u bë, ndërsa Courson vdiq nga mbidoza tre vjet pas vdekjes së Jim, duke marrë me vete sekretet e natës së fundit të mbretit të Lizard, i cili u varros në varrezat Pere Lachaise në Paris në varrezat e artistëve, por varri i tij vazhdon të jetë një nga më të vizituarit e qytetit.

Një fenomen i mrekullueshëm, në qoftë se “The Doors” u formuan në vitin 1965 disku i parë u lançua në vitin 1967, dhe i fundit me Morrison në '71.

Në total numërohen gjashtë albume në studio dhe një album legjendar i kënduar live, por edhe pse vitet bëjnë të vetën miti i Morrison, vazhdon të kujtohet.

a.y/NOA

KOMENTE