English

AAK: Dështim në regjistrimin e popullsisë, të përsëritet procesi

Prishtinë, 3 korrik 2011, NOA- Regjistrimi i popullsisë në Kosovë është kritikuar ashpër nga partia opozitare e vendit, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

një deklaratë për mediat nga ana e kësaj partie thuhet se, procesi është shoqëruar nga parregullsi të shumta, nga moszbatimi i ligjit për tu kurorëzuar me mosregjistrimin e qytetarëve në veri të Kosovës, duke theksuar mënjanimin e regjistrimit të qytetarëve serbë.

Sakaq nga ana e drejtuesve të kësaj partie është kërkuar përsëritja e procesit nën argumentin se në të nuk janë përfshirë të gjithë qytetarët e Kosovës.

a.y/NOA

KOMENTE