E diel, 3 korrik 2011, NOA – Pas 76 vendeve të botës që e kanë njohur shtetin më të ri të Europës, edhe gjiganti i prodhimeve dokumentare në botë, Discovery Channel tregoi për herë të parë në hartën e Ballkanit, Kosovën, si shtet më vete, të ndarë nga Serbia.
Kjo ndodhi gjatë transmetimit të një emisioni, që i kushtohej ndërtimit të një ure të re në Beograd.
Duke shpjeguar se ku gjendet Beogradi në hartën e Europës Juglindore, drejtuesi i emisionit Danny Forster tha se Jugosllavia është ndarë në 7 shtete, dhe se Serbia është një prej tyre.
Euronews më herët, e SkyNews së fundi e ndajnë Kosovën në hartë.
Ndërsa CNN, sidomos në parashikimin e motit, ende e tregon Kosovën si pjesë të Serbisë, raporton Indeksonline, i cituar nga mediat e Kosovës.
mit/NOA