Tiranë, 3 korrik 2011, NOA- Në një dalje për mediat deputetja demokrate Mesila Doda reagoi lidhur me punimet e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste ku u shpreh se modeli i selisë rozë nuk ofron gjë tjetër veçse modelin e korrupsionit.
Në fjalën e saj Doda tha se rikthimi i ish-ministrit të Financave Anastas Angjeli për krijimin e programit ekonomik të Partisë Socialiste do të thotë keqmenaxhimin e bërë me ekonominë e shqiptarëve për 8 vjet rresht.
Sipas saj, gjatë kohës që Angjeli ishte ministër nuk u pa asnjë rritje page apo pensioni përkundrazi kriza e përgjithshme gllabëroi vendin.
“Modeli ekonomik i Partisë Socialiste nën drejtimin e Anastas Angjelit do të bëjë që buxheti të gllabërohet nga ata që duan ta menaxhojnë atë, nga grupi i ri i punës i ngritur nga PS, model i cili kujton vitet më të mbrapshta të Shqipërisë”, u shpreh Doda në mbyllje të fjalës së saj.
a.y/NOA