English

Feith: Dialogu jep shpresë për arritje të mëtejshme

Prishtinë, 3 korrik 2011, NOA- Piter Feith, Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar në Prishtinë, nëpërmjet një deklarate zyrtare ka përshëndetur negociatat e arritura mes Kosovës dhe Serbisë ditën e djeshme në raundin e pestë të bisedimeve në Bruksel.

Sipas tij, këto rezultate japin shpresë se dialogu në të ardhmen do të përfshijë fusha të mëtejshme dhe do të vazhdojë të japë të mira reale praktike për shtetasit.

Ndër të tjera ai ka shtuar se për ecurinë e mëtejshme duhet treguar durim nga të dyja palët, pasi u shpreh Feith, kjo do të ndihmoj në ndërtimin e modelit të angazhimeve të respektueshme fqinjësore, do të promovoj bashkëpunim rajonal më të afërt dhe do ta avancoj perspektivën evropiane për Kosovën dhe Serbinë.

a.y/NOA

KOMENTE