Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Haxhinasto përshëndet nënshkrimin e tri marrëveshjeve Kosovë-Serbi
English

Haxhinasto përshëndet nënshkrimin e tri marrëveshjeve Kosovë-Serbi

Tiranë, 3 korrik 2011, NOA – Një ditë pas nënshkrimit të tri marrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë si rezultat i bisedimeve teknike mes tyre të mbajtura në Bruksel, Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë ka përshëndetur arritjen e marrëveshjeve të para.

Deklarata për shtyp e kryediploamatit Edmond Haxhinasto është i pari reagim publik autoriteteve të Tiranës zyrtare sa i përket nënshkrimit të tri marrëveshjeve për çështje të dobishme mes Serbisë dhe Kosovës, si ajo për regjistrat civilë, diplomat dhe lëvizjen e lirë.

Ministri Haxhinasto deklaron se arritja e marrëveshjeve të para në bisedimet teknike Kosovë-Serbi bazohet mbi parimet e reciprocitetit mes dy shteteve të pavarura e sovrane dhe vullnetit të mirë për të bashkëpunuar në zgjidhjen e çështjeve praktike mes tyre.

“Marrëveshjet për lëvizjen e lirë, njohjen reciproke të diplomave dhe regjistrat civilë, janë në përputhje me frymën e bashkëpunimit dhe integrimit europian të rajonit dhe i afrojnë këto dy vende e gjithë rajonin më afër me BE-në”, thuhet në komunikatën e MPJ-së.

Kreu i diplomacisë shqiptare shpreh më tej besimin se marrëveshjet e arritura do të fillojnë të zbatohen sa më shpejt.

Në fund të deklaratës, kryediplomati Haxhinasto përshëndet angazhimin e përbashkët të BE-së dhe SHBA-ve, që mundësuan arritjen e marrëveshjeve të dobishme për qytetarët e Kosovës dhe Serbisë.

mit/NOA

KOMENTE