English

Italianët shkojnë në Francë për tu divorcuar

Paris, 3 korrik 2011, NOA- Janë me mijëra çifte italianë në krizë të cilët zgjedhin që të shkojnë në Francë për tu divorcuar, falë kostos së ulët dhe kohës së reduktuar në raport me atë në shtetin Italian.

Ky fakt publikohet në një artikull të “Le Parisien”, në të cilën jepen detaje për marrjen e divorcit në një kohë të shkurtër.

Prej 10 vjetësh falë rregullave komunitare, mund të ndahesh brenda vendeve të Bashkimit Europian falë një seance në një gjykatë çfarëdo të njërit prej vendeve anëtare.

Ndërsa për ta bërë divorcin në Francë, mjafton të jesh rezident në vend, nuk është e nevojshme as ta blesh shtëpinë, por thjesht të kesh një apartament me qera.

a.y/NOA

KOMENTE