English

Kapen 210 kg hashash në brigjet e Igumenicës, në pranga shqiptari

Igumenicë, 3 korrik 2011, NOA - 210 kilogram marijuanë e paketuar në qese plastike u kapën nga policia greke pasditen e së dielës në brigjet e Igumenicës.

Lënda narkotike u gjet 3 kilometra në dalje të qytetit, bën me dije korrespondenti i agjencisë NOA.

Droga ishte e fshehur në një grumbull barishtesh të prera në afërsi të rrugës Igumenicë – Plataria.

Policia arrestoi një 25-vjeçar shqiptar si posedues të saj.

I riu ishte në ruajtje të ngarkesës dhe po priste marrësit e saj kur u kap nga policia.

Policia greke dyshon se lënda narkotike u transportua drejt brigjeve të Igumenicës përmes detit.

Kjo nuk është hera e parë që autoritetet kufitare greke sekuestrojnë sasi të konsiderueshme marijuane, e cila vjen nga Shqipëria.

mit/NOA

KOMENTE