Hamburg, (Gjermani), 3 korrik, NOA - Wladimir Klitschko ka marrë dhe një herë titullin e kampionit të boksit në kategorinë e rëndë, pasi mundi anglezin, David Haye. Edhe pse një fitore me vendimin e gjyqtarëve dhe jo me nokdaun, për Klitschko kjo duket se mbetet më e rëndësishmja, pasi përball kishte një prej boksierëve më të mirë anglez. Ndeshja u zhvilluan në “Imtech Arena” të Hamburgut. Mediat e konsideruan duelin si më të madh të kohërave të fundit. Të dy boksierët kanë rekorde pozitive në karrierën e tyre të gjatë.
Ndeshja zgjati 12 raunde dhe dy boksierët kanë qëndruar duke grushtuar deri në fund pa pësuar asnjë nokaut. Në fund tri gjyqtarët vlerësuan se boksieri ukrainas Klitschko ishte më i miri. Ai u shpalle kampion në kategorinë e rëndë, me një fitore me pikë prej; 117-109, 118-108 dhe 116-110.
a.k/NOA