Fier, 3 korrik, NOA – Dhjetëra banorë kanë bllokuar rrugën në aksin Fier-Seman. Banorët e fshatit Ndërmenas kanë zgjedhur këtë mënyrë për të protestuar ndaj mungesë së energjisë elektrike në banesat e tyre.
Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se banorët kërkojë nga institucionet përkatëse që të kujdesen për rikthimin e energjisë elektrike në banesat e tyre. Mësohet se prej 1 jave, gjithë fshati Ndërmenas është pa energji elektrike. Ndërprerja e rrymës ka ardhur si pasojë e djegies së transformatorit shtatë ditë më parë. Ndërkohë që gjatë kësaj kohe, ende nuk është bërë zëvendësimi i transformatorit nga kompania. Banorët deklarojnë se nuk do të hapin rrugën deri sa të vijnë përfaqësuesit e kompanisë për të bërë zëvendësimin.
Dhjetëra makina janë bllokuar në të dyja anët e rrugës.
a.k/NOA