English

Parashikimi i motit, për 4 korrik 2011

Tiranë, 3 korrik 2011, NOA- Për sa i përket vendit tonë dita e nesërme do të nisë me mot të kthjellët në zonat e ulëta dhe bregdetare ndërsa me kthjellime dhe vranësira të lehta në zonat malore të vendit.

Sipas MeteoAlb, pjesa e dytë e ditës do të vijojë me mot të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit përjashtuar zonat malore verilindore dhe juglindore ku vranësirat do të mbeten të pranishme gjatë gjithë pasdites. Të njëjtat kushte atmosferike do të na shoqërojnë në mbrëmje dhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë 2 gradë rënie në mëngjes por mesdita do të sjellë 3 gradë rritje në të gjithë territorin.

Era do të fryjë mesatare në toke dhe në det me shpejtësi 30 km/h dhe drejtim veriperëndimor duke bërë që dallgëzimi në det të jetë 3 ballë.

Europa

Nesër, pjesa më e madhe e kontinentit do të karakterizohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike ku moti i kthjellët dhe temperaturat e larta do të jenë dominuese. Përjashtim bëjnë ishujt Britanike, vendet nordike, si edhe një pjesë e Europës Verilindore ku vranësirat dhe shirat do të dominojnë në këto rajone. Problematike do të mbetet situata në Alpe ku vranësirat dhe rrebeshet e shiut do të jenë të pranishme gjatë gjithë ditës. Për sa i përket Mesdheut dhe Ballkanit masat ajrore që qarkullojnë nga perëndimi i kontinentit do të kushtëzojnë mot të kthjellët por vranësirat do të jenë të pranishme ku në veri të Ballkanit do të shoqërohen me shira të dobët dhe të izoluar.

Ngjarje ekstreme në Europë:

- Ballkani Verior rrezikohet nga shira të dobët dhe stuhi ere

- Europa Verilindore alarmon reshje shiu, shkarkesa rrufe

- Skandinavia rrezikon stuhi të forta ere dhe shira intensiv

a.y/NOA

KOMENTE