Tiranë, 3 korrik 2011, NOA- Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Diel, 3 korrik 2011.
E përditshmja “Shekulli” hapet me titullin; “PS, debatet në asamble dhe 40 emrat për reformën dhe programin politik”, i cili flet për zhvillimet e djeshme në asamblenë e PS. Disa tituj të tjerë janë; “Një rus kërkon jahtin e gjetur në Durrës”, “PS me strategji të re, nga shtatori në Parlament”, “Nuk ka asnjë shifër konkrete për rritjen e pagave dhe pensioneve”.
E përditshmja “Panorama” ka si argument kryesor në numrin e sotëm; “Vendimi i Qeverisë, pagat dhe pensione, sa do të rriten”, i cili flet për vendimin e djeshëm të qeverisë. Disa tituj të tjerë janë; "Rreplikat Rama-Braçe, Rama: Nuk ka më bojkot, por kurs të ri parlamentar:, “Themie Thomai: Nuk kam besuar se Kadriu dhe Mehmeti ishin armiq”, “Plazhi i Durrësit, vendosën filtrat e pastrimit”, “PS, dy grupe për programin dhe ndryshimet në statut”.
Gazeta ''Gazeta Shqiptare'' ka si argument kryesor; “Përgjimet telefonike, oficerja e policisë vidhte argjendaritë”, i cili flet për arrestimin e një agjenteje të forcave të rendit. Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë; “Sherri Rama-Braçe në Asamble, deputeti i PS: Nuk jam peshk”, “Qeveria, sa do të rriten pagat dhe pensionet”.
E përditshmja “Koha Jonë” ka si argument kryesor në numrin e sotëm; “Pagat dhe pensionet, sa rriten brenda korrikut”, i cili flet për vendimin e djeshëm të qeverisë në lidhje me pagat dhe pensionet, si dhe jep përqindjen e saktë. Disa tituj të tjerë janë; “Dorëzohet Edi Rama, i jep fund bojkotit të PS”, i cili flet për zhvillimet e djeshme në Asamblenë Kombëtare të PS.
Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al.
a.k/NOA