Uashington, 3 Korrik 2011 NOA/VOA – Dag Levin - Kitarristi Pat Metheni i është rikthyer interpretimit në kitarë solo në albumin e ri me titull “What’s it all about”. Në këtë album ai ka risjellë nën një interpretim bashkëkohor disa prej pjesëve më të njohura të repertorit të tij.
Kur Pat Matheni interpreton në kitarën e tij tingujt soul të këngës që po ndjekim, të gjithë ndjejnë në të elementët e xhazit e folkut të sjella në një frymë të re.
Në albumin e ri të hedhur në treg 8 vjet më parë me titull “One quite night”, ky album ishte i pari për të, ku ai interpretonte muzikën e krijuar nga kompozitorë të tjerë.
Ideja e tij për të patur një album me këngët e tij të dikurshme për të ishte si “një shpërthim në një territor të panjohur”, siç u shpreh ai. Përveç emocionit që i jepnin vargjet e këngëve, Pat ishte i frymëzuar thellësisht nga meloditë e tyre.
“Cherish” renditej në vendin e parë në vitet 1996, vit kur Pat Methenei nisi të interpretonte në kitarrë. Në moshën 15 vjeçare ai kishte krijuar një emër të respektuar si kitarist profesionist në skenat e xhazit të qytetit Kansas. Karriera e tij zgjati për më shumë se 3 dekada. Gjatë kësaj periudhe ai ka fituar 18 çmime Grammy, si solist edhe si pjesë e grupit me emrin e tij.
Titulli i albumit të tij të fundit “What’s it all about comes’ është marrë nga një varg i këngës “Alfie”. Pat ka interpretuar këngë nga autoret Henry Manchini, Paul Simon, Carly Sion, etj. Ai ka interpretuar në shoqërimin e baladës së njohur të John Lenonin dhe Pol Mekartit, “And I love her”.