Mitrovicë, 3 korrik 2011, NOA- Efektivë të policisë së Mitrovicës gjatë ditës së djeshme ndërsa kanë bërë arrestimin e dy personave të shpallur në kërkim janë përballur me një të papritur.
Pasi i kishin prangosur dy të kërkuarit, nga ana e punonjësve të policisë po pritej një patrullë tjetër për tu ardhur në ndihmë për ti çuar drejt ambienteve të paraburgimit, por patrulla vërtet ka ardhur por nuk ka qenë ajo e policisë.
Sipas korrespondentit të agjencisë së lajmeve NOA nga Mitrovicës, raportohet se punonjësit e policisë kanë qenë duke pritur kolegët e tyre kur janë përballur me një sulm të papritur.
Disa persona të armatosur janë sulur mbi ta duke i qëlluar dhe kërcënuar me armë, për tu larguar vetëm pak më pas pa u kuptuar asgjë nga arsyet e këtij sulmi, ndërkohë që të ndaluarit kanë vijuar të qëndrojnë të prangosur.
Ky sulm i beftë ka vënë në lëvizje strukturat e policisë së Mitrovicës, për të cilin dhe kanë nisur hetimet, por autorët ende nuk janë identifikuar.
a.y/NOA