English

Princi Alberto para testit të atësisë, për fëmijën e tretë jashtë martese

Londër, 3 korrik 2011, NOA- Vetëm një ditë pas dasmës së princit Alberto të Monakos, fillojnë thashethemet rreth lidhjeve të tij jashtëmartesore.

Princi Alberto i cili ditën e djeshme vuri kurorë me notaren Charlene Wittstock, thuhet të ketë një fëmijë të tretë jashtë martese dhe për këtë pritet ti nënshtrohet testit të atësisë.

Ky lajm shkruhet në një artikull të gazetës Britanike “Sunday Telegraph”.

Në këtë shkrim thuhet se burime anonime pranë princit kanë folur se ka të vërteta në zërat, për një grindje mes çiftit të sapomartuar, vetëm pak para dasmës çka mendohet të ketë pasur si shkak një kërkesë për bërjen e testit të atësisë të cilit i duhet ti nënshtrohet dhëndri i ri.

Alberto ka tashmë një djalë 6 vjeç me emrin Alexandër me një grua nga Togo e cila mban emrin Nicole Costa, dhe një vajzë 19 vjeçare Jazmine, me agjenten amerikane imobiliare Tamara Rotolo.

Në ditët e shkuara në shtypin francez kishin dalë zëra për dy fëmijë të rinj biologjik, njëri prej të cilëve 18 muajsh me një grua italiane e cila po përgatitet ta tregojë historinë me princin për mediat.

a.y/NOA

KOMENTE