Bruksel, 3 korrik 2011, NOA- Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi gjatë ditës së sotme është nisur drejt Brukselit.
Kjo vizitë vjen me ftesë të Zëvendëspresidentes dhe Përfaqësues Speciale për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evropian, Baroneshës Catherine Ashton.
Mësohet se me këtë rast Kryeministri Thaçi, përveç takimit me Baroneshën Ashton do të zhvilloj edhe takime tjera në Bruksel.
Ndërkaq tema kyçe e takimit me Ashton si dhe me përfaqësuesit e tjerë të politikës në vend do të jetë e ardhmja evropiane e Kosovës si dhe dialogu me Serbinë.
a.y/NOA