English

Ankth në “Don Bosko”, policia, negociata me personin që tenton vetëvrasjen

Tiranë, 4 korrik, NOA Update - Caush Isaraj nga fshati Picar i Gjirokastrës, rreth 60 vjeç është personi që ka hipur në një prej shtyllave të tensionit të lartë në zonën e “Don Boskos” dhe kërcënon me vetëvrasje. Saliaj pretendon se i është marrë padrejtësisht prona në Gjirokastër dhe kërkon reagimin e autoriteteve shqiptare. Saliaj ka hedhur nga shtylla një dosje me dokumentet e pronave. Ndërkohë që po negocion me drejtuesit e policisë së Tiranë dhe me familjarët. Negociatat bëhen me anë të një telefoni celular që Caushi ka me vete.

Pas alarmit të banorëve për tentativën e Saliajt, në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë punonjës të policisë, zjarrfikës, forca të rendit dhe specialët e Reneas. Gjithashtu është kërkuar dhe nga operatori i shpërndarjes së energjisë që CEZ që të ndërpresë rrymën elektrike në zonën e Don Boskos, me qëllim që Saliaj të mos tentoi të ketë kontakt me kabllot e korentit.

a.k/NOA (vijon...)

KOMENTE
  • vale11:47 - 04 Korrik 2011
    ishpronaret te harruar nga qeveria e sales.ENVER HOXHA sekuestroi tokat e pronarve,me rrezimin e diktatures erdhi demokracia erdhi sala jau mori tokat krejt