English

Astronomët amator zbulojnë supernovën

Itali, 4 Korrik NOA - Një grup astronomësh amatorë kanë zbuluar supernovën e tretë brenda vetëm dy viteve, duke arritur të lokalizojnë atë shkëlqim të gjeneruar nga shpërthimi yjor i kostelacionit Aquila i 330 milionë viteve më parë.

Ky zbulim, i anonçuar nga një shënim i Unionit të Astronomëve Amatorë, është realizuar nga “gjuetari i yjeve” Simone Leonini, i Observatorit astronomik provincial të Montarrenti më 21 qershor, me ndihmën e një teleskopi i cili ishte pak më i madh se gjysmë metri.

r.b/NOA

KOMENTE