English

Berisha: Ekonomia shqiptare është plotësisht e stabilizuar

Tiranë, 4 korrik 2011, NOA – Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot se ekonomia shqiptare është plotësisht e stabilizuar dhe nuk kërcënohet nga asnjë krizë, duke ripërsëritur se kriza ekziston vetëm në mendjet e atij, që çdo ditë përsërit vetëm fjalën krizë...

Këtë vlerësim kryeministri e bëri pas deklaratave të opozitës se ekonomia shqiptare po kërcënohet nga një krizë e thellë e ngjashme me atë të Greqisë fqinje e goditur nga kriza më e rëndë financiare.

Shefi i qeverisë theksoi se ekonomia shqiptare vijoi rritjen e rrogave dhe pensioneve në kushtet kur ekonomia në Europë po përballet me krizën më të thellë që prej depresionit të madh të viteve ‘30-’40 të shekullit të shkuar.

Zoti Berisha e cilësoi këtë si një arritje maratonë të gjashtë viteve të qeverisë në pushtet duke bërë me dije se rritja e rrogave dhe pensioneve kaloi tej çdo parashikimi, duke argumentuar se kjo ishte një politikë konstante e mbajtur bashkë me aleatët për gjashtë vite radhazi.

Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të demokratëve, shefi i qeverisë informoi se “rritja e rrogave e pensioneve u shpall si parim kryesor i politikës sonë, kur ekonomia në Europë ishte në ditët më të mira të saj dhe u mbajt si zotim edhe gjatë krizës më të thellë që Europa ka njohur, që prej depresionit të madh të viteve 30-40”.

Kryeministri Berisha theksoi se kjo është politika më aktive që një vend mund të ketë ndjekur në pagat dhe pensionet e tij.

“Natyrisht vitet e krizës evropiane nuk është se nuk kanë patur pasqyrimin e saj.

Ekonomia shqiptare që nisi të rritej me shpejtësi ndjeu pasojat e krizës, por nuk u pasqyruan tek pensionet. Sisteme të tëra ishin në degradim të vërtetë, dhe sot janë në konsolidim të vërtetë”, saktësoi kryeministri. Vijon...

mit/NOA

KOMENTE