English

Elvis Roshi, që sot zyrtarisht në krye të Kavajës

Kavajë, 4 korrik 2011- Pas 20 vjetësh drejtimi nga demokratët, që sot qyteti i Kavajës ka qytetar të parë një socialist.

Elvis Roshi, në fjalën drejtuar banorëve të Kavajës tha se, gjatë këtyre viteve do të mbahen të gjitha premtimet e bëra. “Falenderoj gjithë popullin e Kavajës që më votoi. Ky është çelësi i zhvillimit të Kavajës. Një zhvillim i kohës Evropiane, një zhvilllim me hapa të shpejtë dhe si kam thënë edhe gjatë fushtës, cilido që do të mirën e Kavajës është edhe miku im, cilido që nuk është për të mirën e Kavajës, ne jemi kundra.

Dëshiroj që t’i them të gjithë popullit të Kavajës se, i zotohem edhe një herë tjetër që, premtimet e mija do të mbahen deri në fundin e mandatit tim dhe se do të jem një shërbëtor i mirë për popullin e Kavajës”, tha kryetari i ri i bashkisë. Elvis Roshi, fitoi më 8 Maj nën siglën e koalicionit opozitar “Aleanca për të Ardhmen” përballë kryetarit të derimëtanishëm demokrat Rifat Rrugija, ndërkohë që pak ditë më parë, kryetar i këshillit bashkiak të kavajës u zgjodh, Aqif Averiku, përfaqësues i LZHK-së.

a.q/ NOA

KOMENTE