English

Emma Watson e dashuruar pas Draco Malfoy

SHBA, 4 Korrik NOA - Emma Watson, ylli i sagës “Harry Potter”, ka rrëfyer se ka qenë e dashuruar me Tom Felton, aktorin që reciton pjesën e Draco Malfoy në film.

Ema, që sot është 21-vjeçe, faktikisht kanë treguar këtë sekret për revistën “Seventeen”: “Në dy filmat e parë, isha e dashuruar marrëzisht me Tom Felton, ishte hera ime e parë dhe ai dinte gjithçka. E kemi biseduar atëherë dhe vazhdojmë të ironizojmë dhe ditët e sotme me këtë fakt. Tani jemi miq shumë të mirë dhe kjo është diçka e bukur”.

Megjithatë dashuria nga krahu tjetër, siç pohon vetë aktorja nuk i është kthyer asnjëherë, ku ndoshta mundtë ketë ndikuar dhe mosha, pasi Tom është disa vite më i madh se ajo.

Aktorja ka lënë dhe disa deklarata të tjera në lidhje me tipin e saj dhe me mënyrën se si i përjeton lidhjet, tregon se ka probleme me seksin e kundërt dhe kjo për faktin se është tepër e vendosur.

r.b/NOA

KOMENTE