English

Fatmir Hoxha betohet si anëtari i ri i Gjykatës Kushtetuese

Tiranë, 4 korrik 2011, NOA – Sot është betuar në Presidencë anëtari më i ri i Gjykatës Kushtetuese Fatmir Hoxha, i cili u votëbesua për detyrën e tij dy javë më parë në Kuvend.

Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të dekretit e tekstit të betimit nga Sekretari i Përgjithshëm i Presidencës, Aleksandër Flloko, Kreu i Shtetit Bamir Topi i dorëzoi dekretin e emërimit anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese, Fatmir Hoxha, duke i uruar suksese në përmbushjen e detyrës së rëndësishme e me përgjegjësi në sistemin e drejtësisë.

Kandidatura e Fatmir Hoxhës për anëtar në Gjykatën e Lartë u dekretua nga Presidenti i Republikës e dy javë më parë u votëbesua me 72 vota të mazhorancës në Kuvend.

Të pranishëm në ceremoninë e betimit ishin Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, anëtarë të tjerë të kësaj gjykate si dhe anëtarë të Kabinetit të Presidentit.

mit/NOA

KOMENTE