Torino, 4 Korrik NOA - Telenovela mes Agueros dhe Juventusit me shumë mundësi mund të ketë një mbyllje jo shuam të mirë për bardhë e zinjtë.
Tratativa më e nxehtë dhe më e komplikuar për momentin mund të kthehet në një lajm të dyfishtë negativ për Juventus.
Për sa i përket Agueros, drejtuesit e Atletiko Madrid me sa duket kanë ndryshuar mendje dhe mund ta shesin lojtarin tek skuadra tjetër kryeqytetase e Realit dhe kjo me qëllim përfitimi parash.
Pikërisht me këto para të fituara drejtuesit e Atletikos, kanë ndërmend të investojnë për talentin italian Giuseppe Rossi, objektivi tjetër i Juventusit.
r.b/NOA