Tiranë, 4 korrik, NOA – Një 25-vjeçar është arrestuar nga policia italiane për llogari të drejtësisë shqiptare disa ditë më parë. Serjan Ramazan Zogu, lindur në Krujë, është kapur në Trevizo të vendit fqinj, pasi kërkohej për plagosjen e një personi në Shqipëri. Plagosja ka ndodhur në 11 korrik 2010, në Fushë-Krujë, ku Zogu ka qëlluar me armë zjarri në personin me inicialet A. B., i cili ka mbetur i plagosur.
Për këtë vepër penale, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, me vendimin nr.115, datë 07.09.2010, i ka caktuar ndaj Serjan Zogut, masën e sigurisë “Arrest në burg”. Ai akuzohet për veprën penale të “Vrasjes me dashje e mbetur në tentativë dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake”.
Pas arrestimit nga pala italiane pritet dhe ekstradimi i tij drejt vendit tonë.
a.k/NOA