English

Kirurgu Lila: Efektivi i RENEA, Ardian Dibra në gjendje kritike

Tiranë, 4 korrik 2011, NOA Update – Ardian Dibra, efektivi i RENEA-s, që u rrëzua aksidentalisht nga shtylla e tensionit të lartë në kërkim të shpëtimit të jetës së 60-vjeçarit është në gjendje kritike për jetën.

Mjeku kirurg Ali Lila bëri me dije për mediat se gjendja shëndetësore e 41-vjeçarit Ardian Dibra është serioze, pasi nga rrëzimi ka pësuar shembje në shpatull e mushkëri. Kirurgu Lila informoi se efektivi i RENEA-s po mbahet në sallën e reanimacionit në spitalin ushtarak.

Sipas Lilës gjatë 24 orëve në vazhdim efektivi i RENEA-s mund t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.

41-vjeçari Ardian Dibra, oficer i forcave speciale të RENEA-s u rrëzua aksidentalisht nga shtylla e tensionit gjatë operacionit të shpëtimit të Çaush Isaraj, 60-vjeçari i cili tentoi të vetëvritej duke kërcënuar të hidhej nga shtylla e tensionit të lartë 30 metra e lartë.

Ngjarja ndodhi pranë rrugës “Don Bosko”, e ndërsa 60-vjeçari shpëtoi, efektivi i RENEA-s u rrëzua aksidentalisht nga disa metra lartësi.

Sipas mjekëve të spitalit ushtarak edhe Çaush Isaraj do t’i nënshtrohet një kontrolli mjekësor pasi ai ndodhet në një gjendre të rëndë depresioni.

mit/NOA

KOMENTE