Tiranë, 4 prill, NOA Update – Efektivi i forcave speciale RENEA, që u rrëzua gjatë operacionit për neutralizimin e personit që tentonte vetëvrasjen, është jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se emri i efektivit është, Adrian Dibra. Ai i rrëzua në një distancë prej rreth 10 metrash.
Dibra është dërguar në mënyrë urgjente në spital dhe ka marrë mjekimin e parë. Mësohet se ai ka pësuar shembje në trup për shkak të rënies me kurriz. Ndërkohë që po i bëhen analizat për të parë shkallën e dëmtimit. Gjithsesi, ajo që mjekët kanë konfirmuar është gjendja e tij shëndetësore jashtë rrezikut për jetën.
Dibra, së bashku me dy kolegët të tij, ishte pjesë e operacionit për kapjen e 60-vjeçarit, Caush Isaraj, i cili tentonte vetëvrasjen për një çështje pronash. 60-vjeçari nga Picari i Gjirokastrës hipi në një shtyllë tensioni të lartë dhe kërcënonte se do të hidhej prej saj nëse nuk merreshin parasysh kërkesat e tij. Pas disa negociatave mes drejtuesve të policisë dhe Isarajt, tre efektivat e RENEA-s u ngjitën në shtyllë për të kapur Isarjan dhe për të mos e lejuar të vetëvritej. Pas kapjes së 60-vjeçari dhe uljes së tij në tokë, punonjësi i RENEA, Dibra u rrëzua në momentin ë zbritjes nga shtylla.
a.k/NOA