English

Një mësim i mirë, si të fitosh një makinë të re dhe plot çmime

Mercator dhuron një Peugeot 308 dhe 1000 çmime të tjera

Tiranë, 4 Korrik 2011 NOA - Mercator, supermarketi i madh Slloven me dyqane në Tiranë dhe Durrës, organizoi dje (e Diel), një event të madh në Citypark, ku u nda çmimi i madh i një lotarie tremujore, një Peugeot 308, e fituar nga fatlumi Genc Hoxha.

Lotaria ka filluar në datë 18 Prill ku janë shpallur 12 fitues çdo ditë, dhe 18 çdo fundjavë, duke rezultuar në mbi 1000 çmime për klientët Mercator deri në fund të lotarisë. Të dielën, një lotari e madhe u organizua në Citypark, ku u ndanë 12 çanta pazari ECO, 17 produkte kuzhine, 6 Tollona Teknika në vlerë 10,000 lekë, si dhe tre çmime te mëdha, një Makinë Larëse Gorenje për zonjën Riselda Sejdija, një Frigorifer Gorenje për Z. Koço Duka, si dhe superçmimi, një makinë Peugeout 308 për Z. Genc Hoxha.

Shorteu i dha mundësi vetë pjesëmarrësve në event, klientëve të Mercatorit që të përcaktonin fituesin e këtyre çmimeve të mëdha duke përzgjedhur kuponat fitues. Pjesëmarrësit në shorte përmes kuponave u telefonuan nga moderatorja para të ftuarve, duke përcaktuar midis të tjerash edhe çmimin e madh Peugeout 308.

“Llotaria e madhe e Mercatorit e cila ka zgjatur për tre muaj ka shpërblyer klientët tanë për blerjet në Mercator. Shorteu i madh në Citypark pati një pjesëmarrje të gjerë dhe entuziaste dhe rezultoi me klientët tanë edhe më të lumtur, si fitues të çmimeve fantastike të përgatitura për ta.” U shpreh Znj. Iris Bakllamaja, drejtoresha e marketingut të Mercatorit, dhe organizatorja e kësaj lotarie.

Mercator është zinxhiri më i madh në rajon i shitjeve me pakicë, aktualisht i pranishëm në 7 tregje me rreth 1,500 pika shitjeje dhe një numër total të punësuarish prej më shumë se 20.000 punonjës, prezent në Shqipëri që prej vitit 2009 me një Hipermarket në Citypark, dhe tre pika të tjera në Tiranë dhe Durrës.

Mercator i shpallur si Zinxhiri më i mirë i shitjeve në fund të vitit 2010, me tendencë për të zgjeruar më shumë investimin në Shqipëri, ofron për konsumatorët një gamë të gjerë produktesh me cilësi të lartë dhe çmime të të përballueshme.

e.t/NOA

KOMENTE