English

Rrëzohet një efektiv i RENEA nga shtylla e tensionit

Rrëzohet një efektiv i RENEA nga shtylla e tensionit

Tiranë, 4 korrik, NOA, Update- Një efektiv i repartit special RENEA është rrëzuar nga shtylla e tensionit të lartë gjatë operacionit kapjen e personit që tentonte vetëvrasjen për pronat, Caush Isaraj.

Punonjësi i RENEA-s ishte një nga tre efektivët që u ngjitën në shtyllën e tensionit të lartë në lagjen “Don Bosko” . Rrëzimi ka ndodhur nga disa metra lartësi. Nuk dihet ende për gjendjen shëndetësore të efektivit të RENEA-s. Ndërkohë që ai është transportuar në mënyrë urgjente për në spitalin e Tiranës.

a.k/NOA

KOMENTE