Sarandë, 4 korrik, NOA - Dy persona janë arrestuar nga policia e Sarandës pasi janë përshirë në një sherr për motive banale. Personat e arrestuar janë; Igli Qamil Doçe, 20 vjeç dhe Bari Dervish Mahilaj, 45 vjeç, të dy banues në fshatin Bërdëneshe të Sarandës.
Arrestimi është bërë pas një sherri për motive banale ku janë përfshirë të dy personat.
20-vjeçari Doçe, ka goditur me sende të forta, 46-vjeçarin Qani Feti Haderaj.Ndërkohë që 45-vjeçari Mahilaj ka plagosur vet Igli Doçen. Personi i parë i plagosur është dërguar në Tiranë ku dhe ka marrë ndihëm e duhur mjekësore. Ndërsa plagosja e 20-vjeçari ka qenë më e lehtë.
a.k/NOA