Londër, 4 korrik 2011 NOA- Natan Klark është ndarë nga jeta në Nju Jork, në moshën 94 vjeçare.
Në vitin 1949 ai prezantoi për herë të parë “Desert Boot” ( këpuca e shkretëtirës), duke mos e ditur se po krijonte një legjendë, por vetem duke u përpjekur të krijonte një veshje të rehatshme për këmbën, të ngjashme me atë që ushtarët vishnin në Birmani.
Materiali që përdorej ishte kamosh i plastifikuar dhe në atë kohë mendoj se vendi i origjinës ishte Kajro e vjetër.
Shumë kohë pas dizenjimit, këpucët u refuzuan të bliheshin nga kompani të mëdha të asaj kohe, por në rrugë ndodhi krejt e kundërta.
Që prej asaj kohe rreth 12 milion palë këpucë shkretëtire u “rrëmbyen” nga klientë të të gjitha moshave, sidomos nga të rinjtë.
Ky model u përdor edhe nga idhuj si Bob Dilan, Liam Kalager i grupit Oasis, sikundër dhe sot vishen nga sara Xhesika Parker, aktore kryesore në ‘Seksi dhe Qyteti”.
a.q/NOA