Birmani, 4 korrik 2011 NOA- Udhëheqësja birmaneze për demokraci Aung San Su Ki është duke udhëtuar jashtë qytetit të saj Rangun për herë të parë që kur u lirua nga arresti shtëpiak 7 vjeçar.
Laureatja e çmimit Nobel për Paqe mbërriti me aeroplan të hënën në qytetin e tempullit të lashtë Bagan me disa prej kolegëve të saj të ngushtë për një vizitë katër-ditore.
Ajo u takua atje me një prej djemve të saj, që mbërriti nga Britania një ditë më parë.
Aung San Suu Kyi, ka thënë udhëtimi i saj privat nuk do të përfshijë politikë. Megjithatë, vizita është parë si një provë e reagimit zyrtar në prag të një turneu kombëtar të planifikuar nga Aung San Suu Kyi më vonë këtë muaj.
a.q/NOA