Nga "The Washington Post" Pas dy dekadash luftë, vitesh të negociatave të lodhshme dhe gjakderdhjeve të çastit të fundit, kombi i ri i Sudanit jugor lind këtë javë.
Rreth 8 milionë afrikanë, shumë nga ta të krishterë, do të lirohen nga diktatura myslimane arabe me bazë në Kartum.
Për këtë arritje, merita e veçantë i shkon administratës Obama, që ka demonstruar se çka mund të arrihet kur pushteti dhe ndikimi i SHBA-së është plotësisht nën drejtimin e presidentit.
Në Sudan, si në asnjë vend tjetër në Lindjen e Mesme, presidenti Obama ka zgjedhur që të udhëheqë frontin.
Duke filluar nga vera e kaluar, kur zyrtarët amerikanë kuptuan se marrëveshja e paqes e vitit 2005 në mes të veriut dhe jugut rrezikonte të prishej, Obama dhe ndihmësit e tij ndjekën një fushatë koherente për të ruajtur rrugën kah pavarësia e Sudanit jugor.
Obama emëroi dy ambasadorë për të kryer diplomaci fluturuese në mes të Qeverisë së Kartumit të Omar Hasan al-Bashirit, administrarës jugore, kryengritësve në provincën e Darfurit dhe një numër tjetër të palëve të interesuara. Ai mori pjesë në një takim special për Sudanin në OKB, prandaj tërhoqi vëmendjen e shumë liderëve tjerë dhe mbajti një fjalim të fuqishëm.
Ai urdhëroi kryesuesin e Komitetit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë për të bërë një “udhërrëfyes” për regjimin e Bashirit: po qe se e linte jugun të ndahej paqësissht, ai do të lirohej nga sanksionet, do të kishte lehtësi në borxhe dhe do të njihej nga SHBA-ja.
Rezultati ishte një referendum i suksesshëm në jug në muajin janar, i cili nxiti shpalljen e deklaratës së pavarësisë këtë të shtunë.
Sudani jugor do të bëhet menjëherë një nga kombet më pak të zhvilluara në botë - edhe pse i bekuar me rezervat e mëdha të naftës - me vetëm disa rrugë të shtuara dhe një popullatë në masë të madhe analfabete.
Po qe se qeveria e tij do të jetë e suksesshme, kjo do të jetë për shkak të ndihmës prej 300 milionë dollarësh që SHBA i ka dhënë për infrastrukturën bazike.
Natyrisht se edhe të tjerët kanë luajtur një rol të madh në Sudan, përshfirë Unionin Afrikan dhe Kinën si një nga partnerët e Bashirit.
Megjithatë, udhëheqja amerikane ka qenë thelbësore. Mbi të gjitha, veriu po kërkon me ngulm heqjen e sanksioneve dhe tërheqjen e investimeve nga Perëndimi.
Udhërrëfyesi i adminstratës ka qenë një nxitje e madhe për Bashirin, i cili vizitoi jugun në muajin janar, për të njoftuar se ai do të pranonte pavarësinë.
E tërë kjo ngre një pyetje interesante - përse Obama nuk po aplikon një qasje si ndaj Sudanit në Siri, Bahrein, Libi dhe shtete të tjera arabe, të cilat po luftojnë për liri dhe po shikojnë kah SHBA-ja për mbështetje?
Përse udhëheq fushatën kundër udhëheqësisë së Bashirit, ndërsa insiston të ulet në sediljen e pasme në luftën kundër Muamer Gadafit dhe Bashar al-Asadit?
Edhe pse administrata e Obamës e sheh pranverën arabe si një mundësi të madhe, presidenti amerikan nuk ka emëruar asnjë emisar, nuk ka përgatitur udhërëfyes, nuk ka bërë paraqitje personale në samite.
Një pjesë e shpjegimit mund të gjendet te politikat e brendshme: rasti i Sudanit jugor (dhe Darfuri) ka sensibilizuar grupet liberale të interesit dhe yjet e Hollivudit, pa përmendur këtu dhe ambasadoren amerikane në OKB, Suzan Rajs.
Demokracia në botën arabe nuk është shkruar nga ekipi i Obamës, por nga fantazia e Xhorxh Bushit para parnverës arabe.
Sidoqoftë, politika drejt Sudanit deri në verën e kaluar ishte e kujdesshme dhe konfuze, derisa Obama vendosi që të udhëhqë. Nuk është vonë për të që të tregojë se diplomacia e bashkuar amerikane mund të bëjë ndryshime edhe në Lindjen e Mesme arabe.