English

Thaçi takon përfaqësuesen e BE, Ashton

Bruksel, 4 korrik, NOA - Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi po qëndron në një vizitë zyrtare në Bruksel. Gjatë ditës, Thaçi pritet të ketë një drekë punë me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Ketrin Eshton.

Siç raportohet nga burimet në Bruksel, takimi është jo formal. Thuhet se Eshton me Thaçin do të diskutojnë për situatën në Kosovë, raportet e Kosovës më BE-në, e sidomos për dialogun në mes të Prishtinë dhe Beogradit.

Ndryshe, nga kabineti i zonjës Eshton, thuhet se rolin kryesor në dialog e ka kryeministri i Kosovës edhe pse ai personalisht nuk merr pjesë në këto bisedime.

Zyrtarët e BE-së thonë se është koincidencë fakti, që vizita e Thaçit në Bruksel ralizohet vetëm dy ditë pas arritjes së disa marrëveshjeve në mes të Prishtinës dhe Beogradit në dialogun e nisur kohë më parë.

NOA/RFE

KOMENTE