English

Afganistan, talebanët ekzekutojnë ushtarin britanik

Kabul, 5 korrik 2011, NOA – Një ushtar britanik është sekuestruar mbrëmë nga një grup talebanësh dhe më pas është ekzekutuar me gjakftohtësi me një të shtënë në kokë.

Ka qenë tabloidi anglez Daily Mirror, i cili publikoi ngjarjen dhe fundin e ushtarit britanik, i cili pasi u zhduk në mënyrë befasuese u rigjet, por i vrarë, në jug të Afganistanit.

Gazeta raporton se trupi i pajetë i ushtarit u gjet i hedhur në zonën pranë bazës britanike, aty ku kryente shërbimin, ditën që kryeministri britanik David Cameron po vizitonte Afganistanin.

mit/NOA

KOMENTE