English

Berisha: Pasuritë e mëdha ujore do t’i shndërrojmë në vlera të mëdha energjetike

Qeveria është e vendosur të bëjë gjithçka që pasuritë e mëdha ujore të këtij vendi të shndërrohen në vlera të mëdha energjetike për Shqipërinë e shqiptarët. Pohimin e bëri sot kryeministri Sali Berisha, ndërsa mori pjesë në ceremoninë e përurimit të një pjese punimesh në një hidrocentral privat në zonën e Ashtës.

Në këtë ceremoni, Berisha tha se në zhvillimin e një vendi, energjia është themeli i të gjitha themeleve, është forca lëvizëse e të gjitha fushave. Për qeverinë kjo është dhe mbetet përparësia e të gjitha përparësive.

Kryeministri vuri në dukje se Shqipëria ka pasuri të gjithanshme, të shumta, por gjithnjë mbetem i bindur se pasuria e saj më e madhe natyrore janë ujërat e bollshme, të pasura që e bëjnë këtë vend të vogël një Norvegji të dytë të vogël, në gadishullin e Ballkanit.

Berisha përmendi se gjatë dy-tre viteve të fundit, janë firmosur me sektorin privat, kontrata për ndërtimin e 220 hidrocentraleve në të katër të vendit duke veçuar se në 36 prej tyre po punohet me intensitet.

e.t/NOA

KOMENTE